Presidenti Meta në Kongresin II të Noterisë: Dixhitalizimi do lehtësojë procedurat noteriale

  • 6 years ago
Noteria shqiptare do të ketë një ligj të ri së shpejti, i cili aktualisht është në fazën e projektit dhe po diskutohet në komisionet parlamentare. Për të patur një Noteri e cila do të ndihmojë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi i ka bërë thirrje noterëve të bëhen pjesë e këtij diskutimi.
I pranishëm në kongresin e noterëve ishte dhe presidenti Meta i cili kërkoi nga ta që të kenë parasysh dhe shtresat në nevoje për t'i krijuar mundësinë të kenë akses në shërbimin noterial. Në janar 2018 ligji për noterinë do të kaloj në parlament ndërsa noterët nga ana e tyre kërkuan që të dixhitalizohen dhe një sërë shërbimesh të tjera që ofrohen prej tyre për të lehtësuar burrokracinë dhe të shmangin korrupsionin.

Recommended