Vlorë, tritol makinës së biznesmenit, forcat xheniere kryejnë shpërthimi të kontrolluar

  • 6 years ago
VLORE - Ka rezultuar të jetë i vërtetë alarmi për bombë, i raportuar mbrëmjen e kësaj të premte në Vlorë, në zonën e ujit të ftohtë, ku tentua të hidhej në erë me tritol pranë automjetit një biznesmen 30-vjeçar. Forcat xheniere nga Tiranë kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë, të vendosur pranë makinës, ku rezultoi se kishte rreth 300-500 gr eksploziv.


Ka qenë pronari i automjetit, Endrit Sabadinaj, 30-vjeç, ai i cili alarmoi policinë e qytetit bregdetar se pranë automjetit të tij "Mercedez Benz" me targa AA 233 OX ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar eksploziv, gjatë kohës që mjeti ndodhej i parkuar pranë një lokali në pronësi të tij. Lënda shpërthyese ishte e mbërthyer në një qese të zezë dhe ndodhej rreth 2 m larg makinës. Pas kontolleve të kryera nga policia u arrit në përfudimin se brenda qeses kishte rreth 300-500 gramë eksploziv. Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se 30-vjeçari ka është pronar i lokalit, po te "Uji i Ftohtë", ku një vit më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Recommended