Report TV - Vlorë, dyshohet eksploziv pranë automjetit, policia rrethon zonën

  • 6 years ago
Një qytetar në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se pranë automjetit të tij është vendosur një sasi eksplozivi gjatë kohës që ndodhej i parkuar. Sipas policisë, automjeti tip "Benz" është me targa AA 233 OX dhe me drejtues Endri Satedi, 30-vjeç, ndërsa lënda e dyshuar si shpërthyese, e mbërthyer në një qese të zezë, ndodhet rreth 2 m larg makinës.
Ngjarja ka ndodhur në një bllok banimi, pranë zonës së quajtur "Uji i Ftohtë". Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle për të konstatuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me vendosje eksplozivi apo me një alarm të rremë. Ndërkohë, Shqiptarja.com ka mësuar se drejtuesi i automjetit është pronar i një lokali pranë "Ujit të Ftohtë".

Recommended