Report TV - Kryeprokurori, 3 kandidatë në seancë, 4 s'plotësojnë kushtet

  • 6 years ago
Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi raportin për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm të Republikës, i cili i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i PS lexoi emrat e kandidatëve në garë dhe të dhënat për ta, ku ra në sy se katër prej tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore, Arqile Koça, Artur Selamni, Besnik Muçi dhe Granit Shahu, për të qenë në krye të Prokurorisë. Ndërsa tre të tjerët, Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani përmbushin të gjitha kriteret ligjore pasi kanë shkollën e magjistraturës, gradën shkencore dhe 15 vite përvojë pune si prokurorë.

Pas seancave dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë me kandidatët në garë, Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani, ILDKP ka dorëzuar pranë komisionit paraditen e sotme dokumentacionin e kërkuar sa i takon pasurive të tyre.

Recommended