Ora News- “Lumturi në fukarallëk”, komedia e estradës së Shkodrës shënon sukses në premierë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komedia ?Lumturi në fukarallëk?, e estradës profesioniste të Teatrit Migjeni shënoi sukses që në premierë. Batuta dhe skena që na rikthejnë në Shqipërinë komuniste, atëherë kur fjala ishte e kontrolluar, ashtu si edhe veprimi që ndërmerrte çdo individ.

Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, por edhe shumë të tjerë sollën të qeshura pa fund.

Kjo ishte një përzgjedhje e veçantë regjisoriale e Besnik Çinarit, me komedinë që mban firmën e Tonin Çekliqit.

Besnik Çinarit: "Ajo kohë 46-vjeçare nuk është ka qenë pasqyruar në një shfaqje të mirëfilltë. Ka pasur një imitim, dialog, grimcë humoristike, një parodi por jo një shfaqje të plotë.?

Por kur pyetet për shfaqjet e pakta të estradës së Shkodrës, Çinari thekson pagat sipas tij qesharake që bashkia ju ka akorduar.

Besnik Çinarit: "Ky 500 mijë lekshi, jemi 30 vetë, nuk takon të hajmë nga 1 paçe. Është gjesti shumë i ulët."

Komedia do të shfaqet për 8 netë radhazi në teatrin ?Migjeni? duke ofruar argëtim të garantuar për artdashësit në prag të festave të fundvitit

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/lumturi-ne-fukarallek-komedia-e-estrades-se-shkodres-shenon-sukses-ne-premiere

Recommended