Report TV - Boçi: Përjashtimi i parë duhet të ishte për Ramën

  • 6 years ago
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka komentuar përplasjen e ndodhur sot në seancën plenare mes deputetit Flamur Noka dhe kryeministrit Edi Rama, që përfundoi me përjashtimin e Nokës nga punimet e Kuvendit.

Në studion e Report Tv, deputeti Boçi akuzoi kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa tha se vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, me puthje e përqafime me të vetët, dhe godet opozitën, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet më.
?Gramor Ruçi vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, puthjes e përqafimit me të vetët, duke goditur opozitën. Kjo sjellje nuk duhet toleruar?, tha deputeti.

Më tej, shfajësoi veprimin e Nokës në sallën e Kuvendit, kur i zgjati dorën kryeministrit Rama, teksa ky i fundit fliste në foltore, duke thënë se kjo nuk tregon asgjë.

Recommended