Report TV - Vrasja e Ndokës, policia po heton pistën e hakmarrjes, deri më tani asnjë provë

  • 6 years ago
Vrasja e Aleksandër Ndokës në Lezhë, ka detyruar Policinë të hap dosjet e vjetra të përplasjeve në këtë qytet. Burime për Report TV bëjnë me dije se mes pistave që po hetohen për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka është edhe një ngjarje e vitit 2007, mes fisit Ndoka dhe disa personave të tjerë.
Në 29 dhjetor 2007 Gjergj Ndoka është përballur me një makinë tjetër ku udhëtonin Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Makinat sapo janë afruar, personat që ndodheshin në to kanë filluar të qëllojnë njëri-tjetrin me pistoletë. Shkak i këtij sherri në atë kohë mendohet se ishte një femër, thanë burime të Report TV nga Policia e Shtetit.

Nga përplasja mes dy fiseve ka mbetur i vrarë Hektor Kola. Në atë kohë Policia arrestoi Gjergji Ndokën dhe Xhevahir Ndokën, vëllain e Aleksandër Ndokës, i cili u vra 3 ditë më parë. Xhevair Ndoka pavarësisht se u arrestua në atë kohë si autor i plagosjes, i shpëtoi drejtësisë. Grupi hetimor, i cili ka në dorë vrasjen e Aleksandër Ndokës po heton edhe këtë pistë, hakmarrjen e fisit tjetër.

Recommended