Report TV - Qeveria miraton planin për turizmin në Alpe dhe paketën për Shkodrën turistike

  • 6 years ago
Miratohet Masterplani i Alpeve në Këshillin Kombëtar të Territorit. Plot 1 miliard euro përfitim ekonomik në 15 pritet të gjenerojë projekti për zhvillimin e Alpeve shqiptare, prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në Shkodër.
Zëvendës kryeministrja Senida Mesi tha se kjo pasaportë zhvillimi do të shtrihet në 4 nyje të tjera kombëtare. Projekti është prezantuar edhe përpara banorëve të Shkodrës, kryetarëve të bashkive që prekin Alpet dhe specialistëve të turizmit.

Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin në përparësitë e Planit Kombëtar Sektorial të Alpeve, si një plan që do të zhvillojë zonën e Alpeve në dhe investimet nëpërmjet tij do të sjellin në ekonominë shqiptare 980 milionë euro deri në vitin 2031.

?Plani i Zhvillimit të Alpeve kalon në tre faza dhe llogaritja është bërë bazuar edhe në ligjin për zhvillimin e planifkimit urban dhe përfitimi ekonomik,që pritet të realizohet pra ajo çka ky investim i kthen ekonomisë vendase, plot 980 milionë euro deri në 2031.?- tha ministri Klosi duke garantuar se zhvillimi i projektit do të mbajë të patransformuar elementët karakteristikë të zonës: peisazhin e ashpër, mistiken, mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të aventurës, dhe traditën.

Më tej ministri Klosi shpjegoi se plani synon të dyfishojë numrin e turistëve për çdo pesëvjeçar ?Alpet kanë pësuar rritje progresive nga viti në vit. Por, synimi ynë është që të kemi mundësinë që me investimet e bëra dhe mënyrën e zhvillimit turistik të zonës, ne të kemi çdo 5 vjecar, dyfishim të numrit të turistëve.

Recommended