Ora News - OSBE 20 vjet në Shqipëri, Borchardt: Ju mbështesim në aspiratat tuaja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pritjen vjetore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OSBE ka premtuar mbështetje ndaj Shqipërisë. Ambasadori Borchardt tha se në 20 vite, OSBE i ështe gjendur pranë vendit tonë në përmbushjen e aspiratave të saj.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, prezenca e OSBE ka organizuar një pritje me personalitete të politikës, medias dhe artit.

Ambasadori Borchard tha se në 20 vite, OSBE i është gjendur pranë Shqipërisë duke e mbështetur në përmbushjen e aspiratave të saj.

Borchard: Dy janë linjat kryesore të punës sonë me të cilat ne po merremi aktualisht, e para ka të bëjë me ndërtimin e besimit të qytetarëve te institucionet, dhe e dyta me ndërtimin e shtetit të së drejtës duke trajtuar në këtë mënyrë cështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, trafkimin, korrupsionion dhe ekstremizimin e dhunëshëm. Në këto 20 vite kemi mbështetur Kuvendin, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe procesin për reformën zgjedhore.

Kontributi i OSBE në Shqipëri ka nisur prej vitit 1997. Mbështetje është ofruar në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 por edhe formimin e shtetit të së drejtës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/osbe-20-vjet-ne-shqiperi-borchardt-ju-mbeshtesim-ne-aspiratat-tuaja

Recommended