Report TV - Dalja e Vjosës nga shtrati, Banorët: Përmbytja e këtij viti më e madhë që nga 2015
  • 6 years ago
Tre dite pas ditë pas daljes së Vjosës nga shtrati i saj dëmet që po le pas janë të pallogaritshme. Disa nga banorët e fshatit Fitore kanë filluar kthimin e pranë shtëpive të tyre, ndërkohë edhe në shkollën e fshatit është shkatërruar gjithçka.

Megjithatë përsëri në një pjesë të konsiderueshme të fshatit akoma nuk është tërësisht uji. Banorët shprehen se përmbytja e këtij viti është më e madhja e të gjitha kohërave që nga viti 2005.
Çfarë la pas Vjosa tre dite pasi doli nga shtrati? Report tv ka ndjekur në brendësi të fshatit Fitore dëmet që ajo ka shkaktuar. Nuk është hera e parë, por që nga 2005 Vjosa ka dale tre here nga shtrati duke shkaktuar dëme kolosale në fshatrat e njësisë administrative të Novoselës.

Report tv ndalesën e pare e bëri pikërisht në shkollën Ismail Qemali në fshatin Fitore. Drejtori i shkollës Shyqyri Aliaj dhe mësues të kësaj shkolle janë duke pastruar shkollën për ta vënë atë në funksionon për nxënësit që pritet të rifillojnë mësimin ditën e mërkurë.

?Situata është e vështirë. Sot është pezulluar mësimi. Jemi angazhuar me mësuesit për ta pastruar shkollë. Nuk besoj që mësimi fillon para së mërkurës sepse karriget e tavolinat janë të lagura?, thotë Shyqyri Aliaj, drejtor i shkollës.
Recommended