Ora News – Fshati Fitore në pushtetin e lumit të Vjosë, Ora News sjell reportazhin nga Vlora

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fshati Fitore është nën pushtetin e ujit.

Uji arrin në nivel 1- 1.5 metra dhe ka përmbytur dhjetra shtëpi.

Grupi i Xhirimit i Ora News, gazetarja Manjola Hasa, kameramani Lulëzim Gjoka dhe Alban Xhokaxhi ishin sot atje për të sjellin një panoramë të situatës por dhe kërkesat dhe nevojat me të cilën përballen banorët që prej orëve të para të mëngjesit kur dhe nisi dalja e Vjosës nga shtrati.

Banorët janë evakuar ndërsa dëmet në banesat e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha.

Forcat e Armatosura janë në ndihmë të banorëve për t'i ndihmuar të evakuohen.

Gjithçka ishte nën pushtetin e lumit.

"Është e pamundur të kalosh me mjete të tjera, vecse me motobarkë, gomone. Ushtria u vjen në ndihmë"

Banoret apelojnë për të ndërhyrë sa më parë në kanalizime dhe argjinatura për të shmangur të tilla përmbytje.

"Thasët i kemi vënë ne. Këtu është një keqmenaxhim. Bagëti të mbytura. Banorët që u evakuan janë vendosur tek të afërmit apo në kate të dyta/ Dua të hapet kanali i vjetër. Shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë. Nuk dua por të paktën të hapin kanalin. Kam dy net pa gjumë. "

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-tregojme-permbytjen-ne-fitore-ora-news-sjell-nga-afer-pamjet-nga-vjosa

Recommended