Report TV - Donald Lu takon Xhaçkën, ja mesazhi për FA dhe përmbytjet
  • 6 years ago
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, vizituan sot salla operative në QBO të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit. Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash.
Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kane te angazhuar ne terren 450 efektive për evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen në argjinaturat e lumenjve.