“Ju flet Moska”: Çfarë po sajon Rama me Isuf Ferrën?! - Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? me Kastriot Myftarajn ka risjellë sot në vëmendjen kryetarin e Dhomës së Tregtisë shqiptaro-serbe, Isuf Ferra.

Sipas Myftarajt, Isuf Ferra ka zhvilluar aktivitetin e tij të biznesit pasi në pushtet ka ardhur kryeministri Edi Rama. Ai thotë se duhen patur në vëmendje këto zhvillime.

Myftaraj ngre pyetjen se çfarë janë duke sajuar Rama me Isuf Ferrën?

Kastriot Myftaraj: Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi është një ngjarje që të tërheq vëmendjen në shumë aspekte të saj.

Sot do trajtoj një aspekt interesant të drejtorit të kësaj dhome zotit Isuf Ferra.

Kryeministri Edi Rama është i interesuar drejtpërdrejt për Dhomën e Tregtisë Shqipëri?Serbi, kjo gjë u duk kur u promovua Dhoma e Tregtisë në një takim në Nish, para zgjedhjeve parlamentare.

Vendi i takimit ishte shumë interesant, pallati i oficerëve në Nish. Më bën përshtypje ky fakt sepse dikur në Nish në 1914 ka shkuar Esat Pashë Toptani ka shkuar për të takuar kryeministrin serb Pashic që të merrte ndihmën e tij ushtarake dhe për tu kthyer në Shqipëri dhe për të marrë pushtetin. Në atë kohë qeveria serbe ishte tërhequr nga Beogradi në Nish për shkak se kishte nisur lufta botërore.

Zoti Rama duket shumë i interesuar për dhomën shqiptaro serbe të tregtisë.

Zgjedhja e Ferrës nuk mund të jetë bërë pa vëmendjen e tij. Zoti Isuf Ferra pas ardhjes në pushtet të Ramës ka ndërmarrë disa veprime interesante si biznesmen. Në vitin 2010 Ferra ka çregjistruar kompoanitë ku ishte ortak amalbe lines dhe ameralb për transport udhëtarësh dhe automjetesh në linjat detare si dhe për veprime me pasuri të patundshme.

Është kompnia Ferra construction, kjo krijohet në vitin 2014 me pronar të vetëm zotin Isuf Ferra.

Objekti i vepritmarisë është interesant, duke pasur parasysh që ky person është kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqiëpri-Serbi.

Objekti i vepritmarisë: Shfrytëzim miniere, shfrytëzim mineralesh dhe gëlqerore, rikonstruksion godinash civile, ekonomike, industrial dhe turistike, prdhim i materialeve të ndërtimit, rërë, inerte, mermer, ndërtim veprash hidro-teknike, ndërtime dhe rikonstruksione të objekteve 1 dhe shumë katëshe civile, kulturore, turistike. Shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve të ndërtimit elektrike, elektronike.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-po-sajon-rama-me-isuf-ferren

Recommended