Rama e Meta bashke ne homazhet e 29 Nentorit

  • 6 years ago
Tradita e festimeve të Ditës së Çlirimit të vendit në ditë të ndryshme nga socialistët dhe demokratët nuk është prishur as këtë 73-vjetor.

Ndërsa opozita i nderoi në datën 28 të rënët në Luftën Nacional Çlirimtare, Presidenti i Republikës dhe kryeministri ishin këtë 29 nëntor në varrezat e dëshmoreve të kombit.

Pjese e ceremonisë të organizuar përpara monumentit Nëna Shqipëri ishin dhe përfaqësues të pushtetit vendor të kryeqytetit, por dhe veteranë dhe familjarë të dëshmorëve që prehen në këto varreza.

Në mbrëmje në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes u dekoruan 4 ushtarakë me medalje nderi. Kryeministri Rama gjeti rastin të shpjegojë arsyet e shpalljes së vitit të Skënderbeut.

Kreu i qeverisë tha se sot Forcat e Armatosura po përballen me rreziqe të reja si radikalizmi dhe terrorizmi, por Shqipëria sipas tij është renditur në krahun e vlerave.

/Tv Klan

Recommended