Report TV - Ekspozitë për 100-vjetorin i çeljes së Strehës Vorfnore

  • 6 years ago
Ekspozita që u çel për 100-vjetorin e themelimit të ?Strehës së Parë Vorfnore Shqiptare? në lulishten e Presidencës do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor.
Ekspozita është ideuar dhe kuruar nga Ilir Çumani.

?Në fakt unë kamë afro tre vite që po merrem me projektin e 100-vjetorit të krijimit të Strehës së parë Vorfnore. Një histori pak e njohur për shumicën e shqiptarëve, ndoshta edhe për studiues të fushës apo historianë, të cilët kanë se ç?të mësojnë e të gërmojnë në gjithë këtë përpjekje të humanizmit shqiptarë, e cila shtrihet në pesë etapa të ekzistencës së historisë së strehës së parë Vorfnore?, tha Çumani.

Në mjediset e Presidencës janë ekspozuar foto të rralla.

Në këtë foto është Duçja që i ka çuar jetimët shqiptarë me anije në Romë për të festuar triumfin e fashizmit në Shqipëri.

Në një tjetër foto, në një situatë të re historike, sheh fëmijët e një revolucionari afrikan që u strehuan në Shqipëri në vitet ?70 për të shpëtuar jetën.

Më tej janë personalitetet shqiptare që u rritën jetim dhe ata që u rritën në shtëpinë e fëmijës.

Recommended