Ora News – Aksidentohet eskorta e Ramës, po shkonin në Korçë për mbledhjen me qeverinë e Kosovës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eskorta e kryeministrit Edi Rama u përfshi në një aksident një orë pas mesditës së 27 nëntorit, ndërsa i drejtohej Korçës për mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Aksidenti ku u përfshinë katër automjete u regjistrua në aksin Maliq-Korçë, pranë fshatit Bulgarec.

Dy nga katër makinat e përfshirë në aksidentin ishin pjesë të eskortës së kryeministrit, dy mjete të tjera civile.

Për pasojë u plagosën tre punonjës të gardës, të angazhuar në garantimin e sigurisë së kryeminsitrit.

Të plagosurit Ervin Musai dhe Klodjan Llaka, gardistë dhe Shkëlqim Pojani shofer morën fillimisht ndihmë në spitalin e Korçës. Më pas gardisti Musaj u soll me urgjencë me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar. Ai dyshohet se ka marrë dëmtime në shtyllën kurrizore.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/aksident-ne-hyrje-te-korces-perfshihet-edhe-makina-e-ministrise-se-brendshme

Recommended