Report TV - Zv.ministrja shqiptare nga Kosova Besa Shahini: bashkëpunimi im me PS që nga 2004

  • 6 years ago
Gjithmonë kam besuar që portreti i një qenieje njerëzore paraqet një anë të karakterit. Besa Shahini, zëvendësministrja e arsimit parauniversitar në Shqipëri, e cila vjen nga Kosova më tërhoqi vëmendjen gjatë mbledhjes në komision parlamentar me dëshirën e mirë për t?u përgjigjur çdo pyetjeje të deputetëve apo shoqatave të arsimit. Pasi mbaroi mbledhja, Besa e veshur rehatshëm, e palyer,me tipare të gjalla, që të bindin se diçka do lëviz në vend, të paktën në fushën e arsimit qëndron veçmas me anëtarët e shoqatave dhe dëgjon shqetësimet e tyre.

Ajo që vlen është pikërisht, ajo çka njerëzit ndërtojnë me veprimet e tyre. Dhe veprimet kanë rezultat, kur shfaq edhe në portret dëshirën e mirë për të dëgjuar. Për këtë, e ftova në një bisedë. Në një bisedë për Shqiptarja.com, ku Besa me flokët e shkurtra flet në zërin e zëvendësministres së arsimit.

Recommended