Ora News – Durrës, shtyhet sërish gjyqi për Alket Hatinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca gjyqësore për Alket Hatinë është shtyrë sërisht. Shkak për këtë është bërë mosardhja e përgjigjes nga shteti italian.

Alket Hatija po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Gjyqi i të mërkurës (22 nwntor) u zhvillua pa praninë e medias. Më herët në seancën parardhëse mbrojtja për Hatinë ka deklaruar se drejtësia italiane nuk njeh vendimet e gjykatave shqiptare, ndërsa Hatia e ka vuajtur dënimin për të cilin kërkohet nga pala italiane.

Alket Hatija u arrestua më 8 korrik të kwtij viti me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.

Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e ?arrestit me burg? me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë. Prokuroria e çoi cështjen në gjykatën e Apelit, duke paraqitur si prove edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese ?arrest me burg? për qëllime ekstradimi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/durres-shtyhet-serish-gjyqi-alket-hatine

Recommended