Report TV - Zjarri lë pa shtëpi familjen Zyberi nga Zjarri

  • 6 years ago
Zjarri i rënë pasditen e së dieles ka shkrumbuar gjithçka në banesën e familjes Zyberi në lagjen Skëndërbeg të qytetit të Lezhës.
Shtëpia është bërë e pabanueshme, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. E zonja e shtëpisë Mimoza Zybyri thotë se e ka të pamundur riparimin e shtëpisë përshkak të veshtiresive ekonomike.

Ajo tregon se familja e sajë e përbërë prej tre anatërësh ndersa të vetmen ta ardhur ka ndihmen ekonomike, ndaj apelon për ndihmë.

"Shikohet gjëndja ime se unë jam shkri jam bo, po dal rrugëve për të lypur bukë, veshmbathje e gjana. Nuk kam të ardhura, jamë më ndihmë ekonomike, me burrin e sëmur dhe djalin me probleme. Ju lutem vendosni dorën në zemër, tani mu dogj edhe shtëpia", shprehet Mimoza Zyberi.

Kjo është hera e dytë që apartamenti i familjes Zyberi shkrumbohet nga flaket e zjarrit.E njëjta situatë është përsëritur edhe në vitin 2013-të, ndërkohe që në të dy rastet shkak i zjarrit kanë qenë problemet me rrjetin elektrike.

Recommended