Harxhi e Kulluri propozime per ndryshimin e statutit te PD

  • 6 years ago
Pasi kundërshtuan procesin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, hartimin e listave për deputetë, si dhe e akuzuan si përgjegjësi kryesor për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 Qershorit, dy prej mbështetësve të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri i kanë dorëzuar Lulzim Bashës propozimet për ndryshimet e para statutore.

Dokumenti parashikon uljen e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120, të kryesisë nga 40 në 25, si dhe ta çojë në 1100 numrin e anëtarësisë së Kuvendit Kombëtar.

Hartimi i listave është një tjetër pikë, për të cilën dy anëtarët e Këshillit Kombëtarë propozojnë një qasje të re.

Projektstatuti, ndonëse mban firmën e dy prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, sipas Harxhit e Kullurit është konsultuar dhe me pjesën tjetër të atyre që njihen si mbështetës të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike.

Harxhi e Kulluri thonë se për hartimin e dryshimeve statutore janë adaptuar modelet më të mira të CDU-së Gjermane, konservatorëve anglezë, atyre republikanë, si dhe ndryshimet statutore ndër vite të PD-së.

Recommended