Report TV - Vettingu në polici, Xhafaj: Jemi në proçesin e hartimit të ligjit

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një komunikim me mediat ka folur për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit duke deklaruar se po hartohet ligji.
Xhafaj nuk i është përgjigjur pyetjes nëse ka një shifër të caktuar për policët që pritet të largohen, pasi sipas tij ende nuk është hartuar ligji, i cili pritet të mbyllet brenda 2018.

?Vettingu në polici është në procesin e hartimit të ligjit, do të njiheni me aktet nënligjore. E kam të vështirë të them sesa nuk do të plotësojnë kriteret dhe standardet që të mos jenë më në strukturat e policisë.

Mund të ketë informacione për njerëz të caktuar, por të bësh të një vetting të gjithë atyre në të gjitha këto kërkesa është tjetër gjë? deklaroi ai.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka një rol të rëndësishëm në procesin e Vetingut. I pyetur për lajmet se DSIK ka përjashtuar 20 efektivë, Xhafaj u përgjigj se ?Duhet të pyesni ata, pasi është një proces që e bën ky institucion dhe ne e marrim atë të mirëqenë? përfundoi ai.

Recommended