“Propaganda gjatë diktaturës komuniste”

  • 6 years ago
Shumë prej këtyre fotografive ekspozohen për herë të parë. Ato janë kopje të origjinaleve që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit e që me idenë e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë vijnë nën titullin ?Propaganda gjatë diktaturës komuniste?. Ekspozita është kuruar nga Brisejda Lala, studente në Universitetin e Tiranës. Tek ajo këto foto kanë lënë gjurmë.

Fotografitë që ilustrojnë më së miri secilën nga temat e trajtuara në kuadër, si propaganda mbi luftën e klasave, antifetare, mbi emancipimin e gruas janë të shoqëruara edhe me një kërkim shkencor.

?Propaganda gjatë diktaturës komuniste? që kërkon të mbërrijë te të rinjtë përmes fakteve, në rastin konkret të fotografive, është e vizitueshme në Muzuen Historik Kombëtar edhe javën në vazhdim.

Tv Klan

Recommended