Report TV - Meta: Shqipëria nën monitorim, jo pasaporta për kosovarët

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se Shqipëria po monitorohet nga BE dhe Schengen sa i takon liberalizimit të vizave.

Gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë, kreu i shtetit i është rikthyer debatit për mospajisjen me pasaporta shqiptare të qytetarëve të Kosovës, duke deklaruar se Shqipëria është në monitorim nga BE dhe Schengen sa i takon vizave dhe çdo hap në këtë drejtim do rikthente regjimin e vizave si dhe do të dëmtonte perspektivën europiane të Kosovës.

Recommended