HEC-et, flet për Report TV vajza që i shkroi Ramës: Do ta mbrojmë Valbonën

  • 6 years ago
Ky ka qenë apeli i Edonës, vajzës nga Tropoja e cila i është drejtuar edhe me një letër kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili edhe iu përgjigj shqetësimit të së resë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë.

"Tek ne është ndryshimi dhe zëri ynë duhet të dëgjohet dhe të jemi bashkë për të mbrojtur këtë pasuri të popullit shqiptar", tha ajo nga protesta përpara Kryeministrisë.

Vetëm pak ditë më parë, Edona i nisi një letër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me hidrocentralet që po ndërtohen në Valbonë. Rama publikoi në faqen e Facebook përgjigjen e letrës për vajzën nga Tropoja, ku pranonte se Valbona nuk do jetë më si më parë, por nga ana tjetër shtonte se ato hidrocentrale nuk prishin punë.

Recommended