Ora News -Sebino Plaku: Kamza për Europë. E ardhmja? Pse jo te Tirana
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njeriu i momentit në Kategorinë Superiore, sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku ka treguar për mënyrën se si po e përjeton këtë periudhë pozitive. Ai nuk kërkon të vendosë objektiva personal, teksa zbulon se në verë dëshironte të transferohej tek Tirana, duke shtuar se nuk ka pse kjo lëvizje mos të ndodhë në të ardhmen.

Kamza mund të konsiderohet deri më tani si surpriza më e bukur e këtij sezoni dhe një lojtar aftësitë e të cilit nuk janë aspak surprizë ka veshur mantelin e liderit, Sebino Plaku. Sulmuesi ishte vendimtar në barazimin me Kukësin duke realizuar dy gola, një ndër të cilët vërtetë i një koefiçenti të lartë vështirësie. 32 vjeçari tregon mënyrën se si po e përjeton këtë moment pozitiv si në planin personal po ashtu edhe si skuadër.

Plaku nuk vendos një objektiv personal por thekson se eshtë e rëndësishme që individi të mos jetë i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa në lidhje me një pjesmarrje të mundshme të Kamzës në Europë, sulmuesi nuk e mohon se edhe një horizont i tillë ka filluar të shfaqet për skuadrën e tij.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/sebino-plaku-kamza-europe-e-ardhmja-pse-jo-te-tirana
Recommended