Ora News – “Ju flet Moska”, Myftaraj: Depërtimi i spiunazhit rus në zyrat e BE-së në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj vijoi edhe sot shtjellimin e mundësisë së spiunazhit rus në vendin tonë.

Pas ekpozimit të institucioneve shqiptare përmballë këtij rreziku nisur nga afërsia me selinë diplomatike ruse në Tiranë, Myftaraj foli për një tjetër anomali.

Bashkimi Europian ka blerë një vilë për Ambasadoren në Tiranë në një lagje rezidenciale në dalje të Tiranës, e cila ndodhet vetëm 25 metra në vijë ajrore larg rezidencës së Ambasadës ruse. Të dy vilat i ndan vetëm një rrugë.

Myftaraj: Sot dua ti rikthehen temës sesi përgjojnë shërbimet e fshehta ruse në Shqipëri. Kësaj rradhë është fjala jo vetëm për institucionet shqiptare Shqipëri por edhe institucionet europiane, për përfaqësitë e tyre në Tiranë.Faktet që do të sjell nuk kanë asnjë anësi politike brenda politikës shqiptare për arsyen se Ambasadorët që përfaqësojnë Brukselin këtu, BE, kanë qenë gjithmonë pranë qeverisë për arsye se ata kanë përparësi ruajtjen e stabiltetit në vend e ndërlidhur me atë rajonal.


Në foto kemi ish-kryeministrin Berisha me paraardhësin e Vlahutin, Ettore Sequi ku i dorëzon në një mënyrë pompoze Berishës raport-progresin. Kështu quhet ajo lloj droge burokratike e Brukselit që shtyn pafundësi anëtarësimin e Shqipërisë. Edhe keni bërë shumë por keni shumë për të bërë, është formula.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe pasaardhësja e zotit Sequi me kryeministrin e sotëm Rama. Nuk besoj se dikush mund të thotë ke njëanësi politike. Por vëmendjen e kam diku tjetër.

Kjo është një pamje e lagjes rezidenciale në periferi të Tiranës në të dalë të rrugës së Elbasanit, është një lagje rezidenciale shumë e njohur, me banesa luksoze ku shikoni me numër 1 një vilë që është rezidenca e Ambasadës ruse në Tiranë. Të mos ngatërrojmë selinë e Ambasadës me rezidencën, selia është në rrugën ?Donika Kastrioti?, në kryqëzimin e asaj që është unaza më e madhe ekzistuese me bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, pranë kullave binjake.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-depertimi-i-spiunazhit-rus-ne-zyrat-e-be-se-ne-tirane

Recommended