Report TV - Xheni Karaj, aktivistja e LGBT në një rrëfim mbi pasionet e saj

  • 6 years ago
Një ndër aktivistet më të njohura të LGBT, Xheni Karaj ka rrëfyer në ?Rreze Dielli? pasionet e sja, por jo vetëm.
Ndoshta duket pak e çuditshme po t?iu themi se sporti i preferuar i Xhenit, i një vajze, është kacavarja, por kur shohim se trupi i saj bëhet njësh me atë të shkëmbit, në përpjekje për të arritur majën, duket qartë se në fakt ajo ka lindur pikërisht për të arritur majat e për të mos rënë që aty.

Një vajzë plot energji e plot jetë Xheni tregon së gjëja më e rëndësishme për të është liria. Të qenurit e lirë në Shqipëri, për më tepër kur je pjesë e komunitetit LGBT nuk është dhe aq e lehtë, por Xheni ka arritur t?ia dalë. Ishte pikërisht viti 2009, rrëfen Xheni, kur ajo bëri hapin e parë drejtë lirisë.

?Ka qenë viti 2009, një aksion me disa postera modest që unë i printova në punë ditën fshehurazi, si ato traktet komuniste. Ishim tre vajza, i vendosëm në ish-bllok, e aty kam kuptuar se sa e rëndësishme është të bësh diçka për të ndryshuar një realitet.?, tregon ajo.

Recommended