Hahn: Shqipëria ka bërë progres, Raporti në pranverë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimi Europian Johannes Hahn deklaroi se progresi i Shqipërisë është evident, por çelja e negociatave varet nga zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë të veçantë nga rezultatet e Vettingut. Ndaj tha komisioneri klasa politike duhet të bashkohet.Për kreun e qeverisë, Shqipëria meriton çeljen e negociatave pasi reforma ne drejtësi ka nisur te zbatohet.Kryeministri Rama dhe Komisioneri Hahn nënvizuan se avancimi ne luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një fakt që duhet pranuar.Në konferencën e përbashkët për shtyp, Komisioneri për Zgjerim garantoi mbështetjen për ecurinë e reformave në Shqipëri. Ai theksoi se për politikën e zgjerimit, BE do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme vitin e ardhshëm.
Recommended