Ora News - Rama: Task-forcë speciale me agjentët e FBI-së për të luftuar krimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në policinë e shtetit do të ngrihet një task-forcë, operacionet e së cilës do të jenë të fshehta për të luftuar krimin e organizuara.
Në kohën kur policia e shtetit atakohet me akuza të rënda të përfshirjes në trafikimin e lëndëve narkotike, Kryeministri Rama synon të rris besimin tek uniformat blu teksa lajmëroi që në mbledhjen e qeverisë në ditën e hënë nis faza e dytë më e rëndësishmja, agjencia kundër krimit me përfshirjen e ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.
Rama: Nesër qeveria e Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një task force speciale në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë e re antikrim do të marrë përsipër operacionin më të strukturuar, më intensiv dhe më afatgjatë në historinë e këtyre 27 viteve kundër krimit të organizuar. Një pjesë e planit të këtij operacioni të emërtuar forca e ligjit do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd përvecse me agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe ato ndërkombëtare që do të përfshihen si partnere në zbatimin e këtij operacioni. Por natyrisht nuk do të jetë sekret as misioni i operacionit special policor për konceptimin dhe hartimin e të cilit është punuar prej tre muajash. As ambicja jonë për të cuar përpara drejtësisë me forcën e ligjit elementët e grupet kriminale të skeduara si shënjestra e task forcës speciale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/task-force-speciale-ne-policine-e-shtetit/

Recommended