Ora News - Bushati në Janinë: Shqiptarët jashtë kufirit duhet të votojnë, ky është angazhimi ynë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me shqiptarë që jetojnë në Janinë. Gjatë këtij takimi të dy ministrat u ndalën tek problematikat dhe çështje të cilat prekin drejpërdrejt jetën e shqiptarëve jashtë atdheut. Ministri Bushati bëri një prezantim të investimeve të kryera nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes lehtësimit të procedurave për marrjen e disa shërbimeve përmes aplikimit online. Ministri Bushati u ndal tek procesi i votës së emigrantëve për të cilin falënderoi të gjithë shqiptarët që deri tani kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.
Për Ministrin Bushati shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë një zë të rëndësishëm politik. Për këtë arsye, vijoi Bushati, qeveria shqiptare është angazhuar për të ngritur një sistem për lehtësimin e votës së emigrantëve.
Ditmir Bushati: Ne kemi një angazhim politik si mazhorancë për të jetësuar të drejtën e votës për shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Deri më sot fakt është se ju keni ardhur, dikush e ka patur afër, dikush e ka patur mundësinë më të madhe ekonomike, dikush tjetër e ka ndjerë si detyrim për të votuar sa herë që janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri. Na duhet të krjijojmë një sistem sa më të besueshëm që vota e çdo shqiptari jashtë atdheut të garantohet dhe të lexohet me garanci dhe me ndershmëri.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-janine-shqiptaret-jashte-kufirit-duhet-te-votojne-ky-eshte-angazhimi-yne/

Recommended