Ora News – “Himara”, protestë para Ambasadës shqiptare në Athinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarë himariotë që banojnë në Greqi janë tubuar pasditen e të enjtes para selisë së Ambasadës shqiptare në Athinë.
Ata kanë protestuar kundër shembjes së banesave në Himarë, gjë që e cilësojnë si ?plan për çrrënjosjen e tyre në kushte spastrimi etnik dhe shkelje të çdo nocioni të së drejtës?.
Nën mbikqyrjen e forcave të shumta policore, ata kanë lënë në hyrje të Ambasadës një peticion, ku ndër të tjera shkruhej:
?Shprehim protestën tonë për rrënjën e gjithë të këqijave që nuk është tjetër veçse problemi i pronave, që po e torturon zonën tonë këto 27 vitet e fundit.Kërkojmë sanksionimin me ligj që pronat e banorëve të bashkisë së Himarës, që nga Llogaraja deri në Nivicë, t?u kthehen pronarëve të ligjshëm dhe trashëgimtarëve që u takojnë?.
Ata gjithashtu kërkojnë që të pezullohen shembjet e banesave derisa çështja të rregullohet me amendamente ligjore.
Në protestën e organizuar nga Unioni i Himariotëve të Athinës, pati një prezencë të fuqishme të partisë ekstremiste Agimi i Artë si dhe të një force të porsakrjuar politike, me emrin ?E djathta e Re?.
Deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, përsëriti kërkesën e tij që aviona luftarakë grekë të fluturojnë mbi qiellin e Himarës.
Papas gjithashtu u shpreh se emigrantët shqiptarë duhet të dëbohen nga Greqia, si dhe mos t?u jepen më leje qëndrimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-proteste-para-ambasades-shqiptare-ne-athine/

Recommended