Ju flet Moska - Myftaraj i bën vettingun, zbulon udhëtimet jashtë të gjyqtarit Gaxha(2 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj: Që procesi i vettingut të cilin e presim të gjithë të dalë i suksesshëm dhe të mos shndërrohet në një propagandë sovjetike duhet që procesi i vettingut të zgjerohet e pjesmarrjen e mediave, qytetarëve, të të gjithë ne, me dëshirën për të kontribuar. Faktet që do të sjellim vetëm sa do ti shërbejnë këtij procesi nëse ata që do ti nënshtrohen procesit si gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore apo dhe oficerë të policisë së shtetit siç ka thënë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të bëhet dhe atje vettingu. Por edhe zyrtarë të tjerë, Ministri të tjera mund ta ndjekin këtë shembull, për tatimet dhe doganat zoti Ahmetaj mund ta ndjekë, të marrë shembull nga kolegu i vet. Të gjithë këta duke qenë se janë njerëz që kanë privilegje duhet ti nënshtrohen këtij procesi. Vettingu është një proces ku nuk je i detyruar të japësh prova në kuptimin e procesit gjyqësor për faktet që thua. Por faktet janë të tilla që ai që bën vettingun ja kërkon shpjegimin atij për të cilin janë faktet. Sot do të merrem me një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Tiranës.Jo se kam ndonjë gjë personale me të por i kemi përzgjedhur për tu marrë, i ra shorti, meqë i fillon dhe emri me A. Zoti Artur Gaxha, ka qenë më parë Gaxhi është bërë Gaxha, edhe kjo është një çështje që duhet parë. Ky zoti Gaxha mban një post shumë të rëndësishëm, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Më bëri përshtypje një fakt që e nisa me këtë, Doktoratura e këtij. Në vitin 2014, është bërë Doktor i Shkencave me temë ?Gjurmët biologjike dhe roli dhe rëndësia e tyre në procesin penal?. Udhëheqës shkencor është Prof.Dr. Maksim Haxhiaj, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë. Tani në të gjithë botën, atë pjesë të botës ku ka shtet ligjor jo në atë pjesë ku ligji është demagogji, propagandë. Një gjyqtar Apeli të ketë udhëheqës shkencor kryetarin e Dhomës së Avokatisë i cili për më tepër është dhe drejtuesi i një studio ligjore që bën shumë punë të mëdha në çështje penale. Kishte Tahirin, Fullanin. Është shumë e sukeseshme çuditërisht për të nxjerrë pa lagur këta peshqit e mëdhenj, si zyrtarë që përndiqen, si banda kriminale.Është specializuar për këtë punë kjo studio ligjore dhe ky bën udhëheqësin shkencor tani të zotit Gaxha. Në çdo vend ky do të ishte skandal i madh dhe ky gjyqtar do të kishte dhënë dorëheqjen vetëm për këtë fakt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-vettingu-publik-ndaj-gjyqtarit-artur-gaxha/

Recommended