Vetingu “ndez motorët”, Lu: Sot është ditë shprese për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin nisja e procesit të Vetting-ut është një ditë e madhe për Shqipërinë



?Jemi të lumtur që sot u inaugurua kjo ndërtesë. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë në Shqipëri dhe ne jemi shumë të lumtur dhe po shohim edhe një staf të dedikuar në institucionet e Vetting-ut.?




Deklaratat diplomatët i bënë pas ceremonisë së përurimit të selisë së re, ku punonjësit Vettingu-t, do të shqyrtojnë dosjet e të gjithë njerëzve të sistemit të drejtësisë shqiptare. Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs, foli per vështirësitë gjatë procesit.



?Kolegët e mi dhe unë në të ardhme do të kemi vështirësi në këtë proces te gjatë dhe me sfida. Por përkushtimi ynë nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në sistemin e drejtësisë. Sot nisin sfidat tona. Trupa duhet të jetë e përgatitur për një punë të përgjegjshme dhe të rëndësishme. Me këtë operacion që po nis, do të sqarohen disa pika për të sjellë drejtësinë në Shqipëri.?



Në ditën e parë të nisjes së procesit, drejtuesja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, tha se Vettingu do t?i jape fund epokës së të korruptuarve.



Procesi i vettingut pritet të nisë me shqyrtimin e drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë shqiptare. Të parët që do t?i nënshtrohen procesit janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryeprokurori dhe drejtues të Gjykatës së Lartë.

Recommended