Dy operacione - Kanabis dhe heroinë në Durrës, arrestohen 3 persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi në dy operacioni të ndryshem janë sekuestruar 117 gram heroinë dhe 22 kg kanabis sativa.
?Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë Nderim Mona 52 vjeç dhe Arjan Abdyli 20 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës?, informoi policia.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
-rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;
-1 peshore elektronike;
-40 000 lekë të reja;
-11 aparate telefoni celularë.
Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar ?Mafsheq?, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanabis-dhe-heroine-ne-durres-arrestohen-3-persona/