Ora News – Kryemadhi: Djalli mbizotëron atëherë kur njerëzit e mirë heshtin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata me drogën, krimin dhe alternativa që kërkojnë shqiptarët ka qenë në qendër të takimit kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar me krerët e partive në rrethe.
Kryemadhi tha se pushteti është në duart e oligarkëve dhe i vetmi qëllim i Kryeministrit ka qenë jo reforma në drejtësi por zaptimi i drejtësisë.
Kryemadhi: Reagimi i Partisë Socialiste është një reagim hipokrit. Prej tre vitesh kemi dëgjuar se si ata janë tallur me mërzinë apo me lodhjen që shqiptarët kanë pasur përsa i përket sistemit të drejtësisë. Sot më shumë se kurrë shikojmë se si gjithë ato ulërima dhe të bërtitura për të ashtuquajturën reformë në drejtësi, nuk ishin gjë tjetër por ishin përgatitja e një plani për të zaptuar dhe për të pasur në dorë sistemin e drejtësisë dhe për ta kontrolluar atë. Djalli mbizotëron atëherë kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë. Prandaj, dhe ne duhet të marrim një vendim përfundimtar për të vepruar ose më pas t?ia lënë në dorë këtij djalli që ka zaptuar çdo ditë dhe më shumë çdo territor të Shqipërisë dhe pak nga pak shpirtin e shqiptarëve.
Në vijim të deklaratës që bëri disa ditë më parë për zgjedhje të parakohshme, Kryemadhi u bëri thirrje degëve të trokasin në çdo derë për të bërë programin qeverisës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-djalli-mbizoteron-atehere-kur-njerezit-e-mire-heshtin/

Recommended