Report TV - Investitorët, Rama: Shqipëria është vend i sigurt për biznes

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama nga konferenca kombëtare e Dhomave të Tregtisë deklaroi se Shqipëria është në kushtet e një modeli të ri ekonomik. Rama tha se ka ende probleme që duhen zgjidhur për të krijuar një situatë ku sipërmarrja të ndjehet ?Zot? në punën e vet dhe që bëjë më të mirën.

Për këtë, shtoi i pari i qeverisë, u krijua Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, që të trajtojë në mënyrë reale çdo problem që lind mes sipërmarrjes dhe burokracisë. Më tej, ai shtoi se në këto pak javë të qeverisë së re janë 49 raste të trajtuara dhe në trajtim nga ministrja, për të mos lejuar që gjendja e sipërmarrjes të rëndohet.
?Jemi në kushtet e një modeli të ri ekonomik të bazuar jo te ndërtimi, por investimet prodhuese. Sot nuk kemi më një administratë, që është një problem për sipërmarrjen për shkak të ushtrimit brutal të pushtetit të firmës, vulës dhe injorancës mbresëlënëse që e karakterizonte deri disa vite më parë.

Recommended