Ora News – ‘Tahiri’, Glos: Po ndërmerren dy standarte për politikanët dhe qytetarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvillimet e fundit në Shqipëri janë ndjekur me interes edhe nga ekspertët gjermanë në fushën e drejtësisë. Shefi i zyrës së fondacionit Konrad Adenuaer Walter Glos tha se politrikanët e koprruptuar duhet ti drejtohen gjykatës për të provuar pafajsinë e tyre. Deklarat u bënë në një tyrezë për ecurinë e reformës ku ekspertë gjermanë të drejtësisë thonë se reformimi i drejtësisë në shqipëri po vonohet dhe se progresi nuk është bindës.
Ndërkohë që në parlament mazhoranca rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, jo shumë larg këtij institucioni shefi i zyrës së fondacionit gjerman Konrad Adenaur adresoi një mesazh të forte për politikanët e korruptuar. Sipas Ëalter Glos, ekspert për reformën në drejtësi tha se vendi për të provuar fajësinë apo pafajsinë e një politikani është gjykata dhe se ai nuk duhet të mbrohet përmes imunitetit.
Glos: Populli e do më shumë reformën në drejtësi sesa politika, vendimmarrësit duhet të mos e pengojnë këtë proces, por ta nxisin atë. Kur të shohim sukses të reformës do të hapim dritën jeshile për celjen e negociatave. Ndërkohë mirëpresim konsensus mes partive. Nisur me zhvillimet e fundit duhet të them se po ndërmerren dy standarte për politikanët dhe qytetarët. Nëse ka politikanë të korruptuar, vendi për të provuar pafajësinë apo fajësinë është në gjykatë.
Ish-drejtuesi i Misionit Euralius, Rainer Deville tha se ka vonesë në implementimin e rerformës dhe tha se progresi i bërë nuk është bindës.
Deville: Në vitin 2017, progresi i reformës nuk ka qenë aq i madh dhe bindës sa në vitin 2016. Vëmendja ka humbur dhe ngjarje të tjera kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Procesi ka një vit vonesë dhe nuk ka filluar ende si duhet, edhe pse tani duhet të ishte drejt fundit. Kini parasysh se4 kjo reformë nuk i përket vetëm një partie, kjo i përket gjithë politikës dhe qytetarëve.
Vetë njerëzit e drejtësisë shprehen besimplotë se procesi i Vettingut do të rikthejë besimin e qytetarëve të drejtësia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-glos-politikanet-e-korruptuar-ti-drejtohen-gjykates/