Ora News - Bulqizë, prezantohet puna për luftën kundër krimit mjedisor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëpunimi ndërinstitucional, nxitja dhe sensibilizimi i qytetarëve kundër krimit mjedisor ishte në fokus të një takimi të mbajtur në Bashkinë e Bulqizës!
Autoritetet e qeverisjes vendore dhe drejtori i Pyjeve, Lufti Miftari prezantuan para grupit ndërinstitucional punën e bërë në luftën ndaj prerjes së paligjjshme të pyjeve dhe dëmtimin e mjedisit.
Përfaqësuesit e grupit Ndërinstitucional vlerësuan punën e bërë në këtë drejtim, duke theksuar se Drejtoria Lokale e Pyjeve ka evidentuar dhe luftuar krimin mjedisor në Bulqizë.
Oriana Hanxhari: Jemi në fazën që nevojitet një reagim i fortë i aktorëve lokalë duke filluar nga autoritetet vendore dhe gjithë degët rajonale të institucioneve që merren me problemet e mjedisit dhe monitorimit të pyjeve, të biodiversitetit.
Në takim u theksua rëndësia e ndryshimeve ligjore për ti dhënë drejtorive të pyjeve më shumë kompetenca ligjore.
Oriana Hanxhari: OSBE-ja gjithashtu që është mbështetësi i kësaj iniciative ka të dhëna që vazhdon prerjet e paligjshme pavarësisht moratoriumit të pyjeve.
Pjesë e diskutimit u bënë edhe lejet e konstestuara për gërmime apo ndërhyrje të tjera në disa zona të rrethit të Bulqizës, sic është Ajo në Liqenin e Zi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bulqize-prezantohet-puna-per-luften-kunder-krimit-mjedisor/

Recommended