Report TV - Analiza/Ilir Babaramo:'Bomba' e Lu plasi, priten skandale të tjera

  • 6 years ago
Gazetari Ilir Babaramo komentoi situatën e fundit politike, ku kemi një përplasje të ashpër mes palëve politike, por edhe mes politikës dhe organeve të drejtësisë, teksa ?mollë sherri? është deputeti Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. I ftuar në studio, gazetari i Report Tv paralajmëroi të tjera skandale, ndërsa e cilësoi vendimin e Ramës për të pezulluar deputetin Tahiri nga postet drejtuese të PS si rrugën e tij të vetme.
Sipas tij, skandali i përgjimeve të publikuara nga italianët, ku përmendej emri i ish-ministrit të Brendshëm, u paralajmërua pak ditë më parë nga ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili tha se Shqipëria është në duart e katër klaneve kriminale të kontrolluara nga 20 familje mafioze.

Recommended