Kerkesa e Prokurorise per Tahirin, Ruçi: Mbledhja shtyhet per te shtunen ne 10:00

  • 6 years ago
Avokati i Saimir Tahirit, ka kërkuar kohë deri të hënën për të përgatitur mbrojtjen në mënyrë të argumentuar. Kjo kërkesë shkaktoi debate në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve nga anëtarët e opozitës, por si përfundim mbledhja u shty për të shtunën në orën 10:00.

Alibeaj: Sot ne nuk po vendosim t?i hedhim prangat dikujt, por po vendosim për t?i dhënën udhë procedurave që organi i akuzës do të çojë përpara, ja ky është momenti edhe për të treguar çështjen e madhe të pandëshkueshmërisë. Nuk ka asnjë element të ri të nxjerrë befas nga ana e prokurorisë.

Çuçi: Unë nuk do ta zgjasja gjithë këtë farsë të prokurorisë, por këtu jemi për të zbatuar procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rënda dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin, por ka ardhur për ta arrestuar nuk i lihet e drejta që të mbrothet kjo është në turp i këtij parlamenti. Përsa i përket shpejtësisë, besoj se kjo është hera e parë që veprohet me këtë shpejtësi. Në duhet të dëgjojmë deri në fund personin që është akuzuar kështu që unë jam plotësisht dakord që ne t?i lemë afat mbrojtjes që të shprehet.

Halimi: Në 2007 -ën Basha ka kërkuar vetë që t'i hiqet imuniteti. Në 2007-ën prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës. Në 2007-ën Basha nuk akuzohej për trafik ndërkombëtar droge, sot kjo është situata, krejt e ndryshme nga ajo e 2007 -ës. Për ne është shumë e qartë, të pestë deputetet e opozitës, provat e prokurorisë janë tërësisht të pranueshme për të pranuar kërkesën e prokurorisë. Për ne, provat e prokurorisë janë të mjaftueshme.

Naço: Kemi një kërkesë nga mbrojta për ta shtyrë me tre ditë, sigurisht ne do të pyesin organin e akuzës nëse u dëmtohet hetimi.

Ruçi: Ju lutem, Këshilli i Rregullores i nënshtrohet rregullores së parlamentit dhe nuk mund të vijë asnjë organ tjetër këtu dhe t?i thotë këshillit që ju bëjeni sot se më duhet sot mua. Nëse ka argumente për ta ndaluar dhe kushte për ta ndaluar Tahirin, e ka këtë atribut organi i akuzës dhe e kishte ndaluar, dhe ne rregullorja na detyron brenda 4 ditësh, Këshilli i Rregullores dhe seanca e parlamentit duhet të shprehet ose jo. Kurse në rastin konkret, organi i akuzës na ka paraqitur një kërkesë që kërkon ndalimin e deputetit Tahiri dhe sipas kësaj rregulloreje, ky Këshill ka në dispozicion 4 javë, sipas këtyre neneve që thoni ju. Dhe e dyta, pasi mbarojmë ne si Këshill, ne jemi të detyruar, seanca e parlamentit e vendos në seancën më të parë, pikë të parë në rendin e ditës.

Alibeaj: Të gjithë kërkuam proces të rregullt, sa kohë i jepet njërës palë t'i jepet dhe tjetrës. Tani ka një kërkesë që kërkohet shtyrja, ju thoni se nuk kemi ngut, jo, jo kemi ngut ne, sepse është vetë kërkesa e Prokurorisë e tillë. Sepse ne i pyetëm keni frikë se mund të prishen provat, keni frikë se mund të ikë? Thanë po. Tani ca kërkojmë ne? Që të shkojnë misionarët në Itali të prishin provat?

Naço: Për të dëgjuar të dyja palët dhe për t'u bindur do të dëgjoja edhe palën e Prokurorisë.

Hajdarmataj: Unë mendoj se...

Recommended