Report TV - Kërkesa për arrestimin e Tahirit, reagon për herë të parë Llalla

  • 6 years ago
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka reaguar nga Lushnja për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku i kërkoi Kuvendit që t?i hiqet imuniteti deputetit të PS. Llalla ka deklaruar se heqjen e imunitetit të deputetin Tahiri e vendosë Parlamenti.
?Heqjen e imunitetit të Tahirit e vendosë Parlamenti?, tha Llalla.

Kryeprokurori Llalla ndodhet në Lushnje për një takim me prokurorët, pas atentatit që tronditi qytetin pak ditë më parë, ku mbetën të vdekur dy persona. Ndërkohë, Llalla zhvilloi sot takim dhe me prokurorët e Vlorës për 4 tonë drogë të kapura në fshatin Babicë, mbrëmjen e kaluar, e cila rezultoi të ishte e miqve të Habilajve.

Recommended