Komunikimi javor - Rama: Dy histori suksesi të këtij viti. Dialog me opozitën për reformat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama llogarit dy sukseset më të mëdha të këtij viti të qeverisë së drejtuar prej tij, çka shërbejnë si një bazë domethënëse për çeljen e negociatave në mes të vitit të ardhshëm. Në komunikimin javor, Rama tha se do të vazhdonte të dialogonte me opozitën për reforma të mëdha në interes të vendit.
Rama: Është e qartë në sytë e Komisionit Evropian se Shqipëria po bën progres në drejtimin e duhur. Objektivi ynë për çeljen e negociatave në Bashkimin Evropian në mesin e vitit të ardhshëm është plotësisht e mundshme.
Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështrimin e partnerëve tanë strategjik lidhur me dy histori suksesi të këtij viti që po përfliten shumë, duke thelluar reformat në planin e shtetbërjes dhe zhvillimit ekonomik dhe sociale.
Së pari, zgjedhjet e 25 qershorit. Ato ishin një histori suksesi. Zgjedhjet jo vetëm janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar si në përputhje me standardet e BE-së, por kanë vendosur një bazë solide në ballafaqimin e ardhshëm elektoral. Këtij synimi i shërben edhe komisioni parlamentar. Propaganda e shfrenuar për zgjedhjet e atyre që nuk dolën fitues, është shfaqje kuptimplotë e dobësisë së tyre dhe nëse vazhdojnë kështu jo vetëm do të shkojnë në një humbje tjetër por edhe t?i dobësojë më shumë si faktor politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dy-histori-suksesi-te-ketij-viti-dialog-me-opoziten-per-reformat/

Recommended