Flokët alla Romana/ Gratë imitojnë modelin e ambasadores

  • 6 years ago
Romana Vlahutin ka një model të çuditshëm flokësh. Ato nuk ngjasojnë me flokët e vajzave të pasarelave, apo yjeve të kinemasë, të cilat shpesh janë edhe idhujt apo modelet e grave dhe vajzave në të gjithë botën.

Megjithatë, daljet gati të përditshme në ekrane e bënë shefen e delegacionit të Bashkimit Europian shumë popullore dhe në Tiranë filluan të shfaqen edhe gratë me modelin e flokëve të saj.

Diplomatja kroate ka sjellë një trend të ri në modelin e flokëve dhe ngjyrën e tyre.

Por jo vetëm gratë e thjeshta e ndjekin zonjën Vlahutin, atë e kanë shembuj deputete si Elona Gjebrea, drejtoresha e promovimit në Bashkinë e Tiranës Julinda Dhame, gazetarja Elda Lame apo dhe drejtuesja e 'Global Travel'. Zonjat kanë një ngjashmëri tepër të madhe, e shpresojmë ta kopjojnë jo vetëm në modelin e flokëve ambasadoren Vlahutin.

Recommended