BOOM ndërmjetëson kthimin e KEMP-it për të dënuarin në Zahari (Emisioni i plotë, 13 tetor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM në RTV Ora News trajtoi mbrëmjen e sotme një rast delikat. Ka të bëjë me një të sëmurë të shëndetit mendor, 36 vjeç, i cili ka kryer një krim, ka vrarë të atin. Ndërkohë në kohën që është kryer krimi ky shtetas ka qenë me probleme të shëndetit mendor.

Në këto kushte për këtë person gjykata e Elbasanit ka përcaktuar masën ?Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor? dhe për këtë arsye ai ndodhet në burgun e Zaharisë në Krujë, i cili është një burg që zëvendëson një spital psikiatrik ligjor që ne nuk e kemi.

Sipas vëllait që bëri denoncimin në BOOM, ky zotëri ka marrë KEMP nga viti 2010 deri në vitin 2016. Në vitin 2016 ka pasur datën për t`u riparaqitur në Komision për t`u vlerësuar. Pra duhet të dërgohej nga burgu i Zaharisë në KMCAP-in e Gramshit, i cili mblidhet në Gramsh një herë në javë, ditë kur shkojnë atje mjekët e Shërbimit Social të Qarkut Elbasan për t`i vlerësuar këta të sëmurë.

I vëllai i 36 vjeçarit është paraqitur sa te burgu për ti thënë që duhet paraqitur i sëmuri në x datë dhe sa te komisioni që i ka thënë burgu do kërkesën tuaj për t`u a sjell vëllain këtu. Por nuk janë marrë vesh.

Drejtoria e burgut të Zaharisë nuk ka marrë një kërkesë zyrtare që ta shoqërojë zotërinë në fjalë në KEMP në datën e caktuar. Kështu që ai ka humbur të drejtën për të përfituar pagesën e KEMP-it prej 103 mijë lekë të vjetra, me arsyen për mosparqitje në 2016-ën.

Por që ai të paraqitet duhet të bashkëpunojnë institucionet, se ai vetë nuk mundet se është në burg dhe për më tepër i papërgjegjshëm (me probleme të shëndetit mendor) dhe së dyti as familjarët nuk mund ta shoqërojnë në Komision pasi ai është në burg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ndermjeteson-kthimin-e-kemp-it-per-te-denuarin-ne-zahari/