Ora News – Durrës, banorët ankohen për dëmtimin e disa akseve kryesore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Durrësit ankohen se shumë akse rrugore brenda qytetit janë dëmtuar dhe u krijojnë vështirësi në lëvizje! Redaksia e Ora News në Durrës, ia përcolli këtë shqetësim Kryebashkiakut Vangjush Dako i cili paralajmëroi se së shpejti do të nisin ndërhyrjet në rrugët e Dëmtuara
Banorët e Durrësit ankohen se shumë rrugë në qytetin bregdetar po vuajnë degradimin duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve e mjeteve.
Shumë prej akseve janë dëmtuar rëndë ndër vite për shkak të ndërhyrjeve nga firmat private, apo operatorëve shtetërore si OSHEE e UKD.
Banor: Kjo është më keq se fshati, a i shikon gropat? Shife si është këtu, në cfarë viti jemi në?
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve në Durrës thonë se situata është problematike prej vitesh, kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë.
Banorët: ?Kjo ka vite që vazhdon kështu dhe cdo vit për fushatë dhe për ndricim thonë do ti bëjmë dhe nuk i bëjnë.?
?Lagjia është skandaloze dhe kjo vjen ngaqë këtu kalojnë kamiona 30 tonësh, ato që furnizojnë fabrikat e tullave me lëndë të para.?
Shqetësimin e banorëve, redaksia e Ora News në qytetin Bregdetar ia përcolli direkt kryebashkiakut Vangjush Dako i cili premtoi se ndërhyrja do të jetë shume e shpejtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-banoret-ankohen-per-demtimin-e-disa-akseve-kryesore/

Recommended