Report TV - Reportazh në Muzeun e Shkencave të Natyrës,i vetmi i llojit të tij në vend

  • 6 years ago
Sa shpesh na ka ndodhur të mrekullohemi me pasuritë e botës së gjallë teksa vizitojmë muzetë jashtë Shqipërisë? Po mjafton të zhvendosesh pak kilomentra nga qendra e Tiranës për t?u njohur me thesaret që ruan Muzeu i Shkencave Natyrore. Ky muze i ngritur në 1948, tashmë në një godinë të re, përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore.

Vetëm duke vizituar pavionët e tij të larmishëm, mund të njihesh në një kohë të shkurtër me historinë e pasur të florës dhe faunës. Report Tv ju sjell ekskluzivisht morinë e ekzemplarëve të koleksionuara nga viti 1900, në të vetmin muze të këtij lloji në vendin tonë. Nëpër muzeun 2 katësh të Shkencave të Natyrës na shoqëron Anila Kule, biologia që mirëpret çdo ditë studentë, vizitorë e turistë të huaj.
"Muzeu me të vërtetë është një pasqyrim i gjallë i botës shtazore dhe bimore i pasurisë që ndodhet në vendin tonë. Në radhë të parë ka vlera shkencore sepse të gjitha kafshët që do të shihni janë kapur në terren dhe më pas i janë nënshtruar procesit të balsamimit. Ka vlera njohëse sepse çdo brez njihet me pasurinë që ka vendi ynë. Njohje që nuk është edhe aq e lehtë sepse siç do ta shikoni ju vetë muzeu ka specie të cilat datojnë që nga viti 1900.", thotë Anila.

Një larmi nga fauna tokësore, detare, e lumenjve dhe ujërave te mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës e deri guaskat e Oqeanit Indian janë të ekspozuara në Muzeun e Natyrës.

"Do ta konsideroja si një mikrografi e të gjithë muzeve qoftë në rang evropian apo botërorë, por kjo nuk do të thotë që është e një rëndësi e të vogël. Pasqyron një punë kolosale të vetë botanistëve dhe zoologëve të vendit tonë, një mirëmbajtje nga specialistë të ndryshëm dhe për më tepër është një përfaqësim të pasurisë që kemi në vendin tonë.", thotë Anila.

Recommended