Report TV - Drejtësia, Juncaj: S'kam parë kurrë kaq shumë njerëz viktima

  • 6 years ago
TIRANE - Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t?ia dalë. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë për publikun shqiptar eksperti i OPDAT për reformën në drejtësi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj në aktivitetin ?TED EX Tirana?, me moton: ?E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur?.


?Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë. Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë?, ka thënë Juncaj.

Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi thotë se ka shpresë por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë. ?Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t?ja dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë?.

Recommended