Ora News - U helmuan nxënësit, mbyllet shkolla në Gjegjan të Pukës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bilanci i rënduar i helmimit të nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar ?Nikoll Lleshi? në Gjegjan të Pukës, ka detyruar inspektoriatin shendetësor të Shkodres të urdhërojë mbylljen e menjëhershme të kësaj shkolle.
Tetë fëmijë të tjerë me simptoma helmimi u paraqiten në spitalin e Shkodres pasdreken e së hënës, duke e quar në 37 numrin e të prekurve. Bashkë me mbylljen e shkollës është gjobitur edhe DSHP e rrethit Pukë.
Arsida Tyli, Kryeinspektore ISHSH: Eshte marrë masë administrative ndaj DSHP Pukë, për shkelje të rregullave të zbuluara gjatë kontrolleve sanitare. Në momentin që flasim aktiviteti mësimor vijon të jetë i pezulluar.
Shtatori shënoi mbylljen e fazës së ri-inspektimit të shkollave sa i përket kushteve higjeno ? sanitare dhe sipas ISHSH, një pjese e tyre kanë probleme.
Për këtë kryeinspektorja Tyli thotë se i është kërkuar bashkisë të ndërhyjë, pasi në të kundert ato rrezikojnë penalitet me gjobë e deri edhe ndërprerje proçesit mësimor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/u-helmuan-nxenesit-mbyllet-shkolla-ne-gjegjan-te-pukes/
Recommended