Ora News - “Fermerë hashashi”, lihen në burg dy vellëzër, lirohet babai

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre anëtarë të familjes Stani, të përfshirë familjarisht në kultivimin e lëndëve narkotike, kanë dalë përpara drejtësisë. Dy vëllezërit dhe babai i tyre u arrestuan të premten pasi në banesë iu kapën 67.7 kilogram kanabis sativa.
Gjykata la në qeli deri në përfundim të hetimeve vëllezërit Përparim dhe Arti Stani, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, ndërsa vendosi hetim në gjendje të lirë për babain e tyre 58 vjeçarin Mitat Stani
Të tre u vunë në pranga në kuadër të operacionit ?Stan?, pasi policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e familjes në fshatin Ngjeqar, Roskovec një sasi lëndë narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fermere-hashashi-lihen-ne-burg-dy-vellezer-lirohet-babai/

Recommended