Ora News – Balla: S’ka seancë për Reformën Zgjedhore, e kuptoj hallin e PD

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kreu i Kuvendit nuk ka kryer asnjë shkelje të neneve të Rregullores së Kuvendit dhe këtë sipas tij, nuk e thotë as opozita.
Ai tha se PD po e përdor një rast të tillë për ta kthyer në kauzë, por sipas Ballës nuk mund të jetë e tillë.
Balla: PD dhe deputetët e saj kanë thyer Rregulloren me të dyja këmbët dhe thirrja ime ka qenë miqësore që të gjendej një zgjidhje gjithmonë brenda kuadrit të Rregullores. Në përfundim të kësaj seance, Konferenca e Kryetarëve të rimerrte në diskutim atë që u votua dje. Jam i bindur se kërkohen kauza sepse e dimë hallin e PD, por këto nuk mund të bëhen në kurriz të Kuvendit të Shqipërisë.
Nenet e Rregullores sot u zbatuan ashtu siç parashikohen. Ato janë të njëjta ndaj çdo deputeti. Kushdo qoftë se do të bënte të njëjtat shkelje i njëjti vendim do të jetë. Dua t?i them gjithë publikut shqiptar që nëse ka një nen të shkelur nga kryetari i Kuvendit, Lulzim Basha dhe PD kanë të drejtë ta thonë. Nuk gjejnë dot një nen të rregullores që të jetë shkelur në Punimet e Kuvendit. Koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm ka mbaruar një herë e përgjithmonë dhe sot është rasti më i mirë për t?i thënë çdo deputeti që për sa i përket Rregullores së Kuvendit jemi të gjithë të barabartë. Edhe mua si kryetar i grupit parlamentar më është ndërprerë fjala kur kam kaluar minutazhin që më takon.
Balla u pyet nëse do të ketë një seancë të posaçme për diskutimet e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit seanca do të jetë të enjten e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-ska-seance-per-reformen-zgjedhore-e-kuptoj-hallin-e-pd/

Recommended